Ambasador

  • Ambasadori vizitoi Aleancën Franceze në Tetovë

    Më 21 qershor, ambasadori vizitoi Aleancën Franceze në Tetovë dhe u takua me drejtoreshën, znj. Mari Muduën dhe me kryetarin, z. Fisnik Shabani. Diskutimet u përqëndruan në aktivitetet e ndërmarra nga Aleanca Franceze në Tetovë, në drejtim të ndërgjegjësimit të të rinjve, për të mësuar frëngjishten.

    lire plus

  • Takim me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti

    Të premten, më 21 qershor, ambasadori u takua me kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti. Biseda u përqëndrua në situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, në realizimin e reformave të gjyqësorit dhe në sundimin e ligjit.

    lire plus

  • Takim me kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi

    Të premten, më 21 qershor, ambasadori u takua me kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi.

    lire plus

  • Vizita e ambasadorit në komunën e Tetovës

    Më 21 qershor, ambasadori vizitoi komunën e Tetovës dhe u takua me kryetaren e këtij qyteti, znj. Teuta Arifi. Takimi ishte një mundësi e mirë, për të diskutuar mbi projektet e mundshme në rajonin e Tetovës, nën patronazhin e Agjencisë Franceze për Zhvillim, për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe për rëndësinë e zbatimit të reformave në praktikë.

    lire plus

  • Takim me inspektorin e lartë për Arsim, z. Gjorgi Ilievski

    Më 19 qershor, ambasadori u takua me inspektorin e Arsimit, z. Gjorgi Ilievski. Ata shkëmbyen biseda në lidhje me çështjet aktuale, që kanë të bëjnë me reformat në sektorin e arsimit, sidomos në arsimin e lartë, për të cilin është përgjegjës vet inspektori.

    lire plus

  • Intervistë për revistën elektronike "Inbox7"

    I pyetur nga revista elektronike "Inbox7" për qëndrimet franceze dhe evropiane në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të enjten, më 20 qershor, ambasadori ndau vlerësimet dhe qëndrimet e tija me gazetaren Svetlana Unkovska.

    lire plus

  • Intervista e ambasadorit për gazetat "Nova Makedonija" dhe "Bitolski Vesnik"

    Të hënën, më 20 maj, me rastin e pjesëmarrjes në simpoziumin shkencor me temën " Njëqindvjetori i Traktatit të Versajës: traktatet dhe kufijtë", ambasadori u përgjigj pyetjeve aktuale të kryeredaktorit të gazetës së Manastirit "Bitolski vesnik" dhe korrespondent i gazetës së përditshme "Nova Makedonija".

    lire plus

  • Intervistë televizive për kanalin televiziv “TV Klan Maqedoni”

    Në kuadër të vizitës së tij në Tetovë, të enjten, më 2 maj, ambasadori dha një intervistë televizive për kanalin televiziv “TV Klan Maqedoni”.

    lire plus

  • Konferencë mbi aktivitetet e Avokaturës së Shtetit

    Më 17 prill, ambasadori, së bashku me avokatin e shtetit z. Fehmi Stafa, hapi konferencën e organizuar nga Instituti i Kërkimeve Juridike, Ekonomike dhe Arsimore "Juridika Prima" mbi veprimtarinë e avokaturës së shtetit.

    lire plus

  • Intervistë për portalin "Naslov" (shq. Titulli), me Sllobodan Tomiq

    Të shtunën, më 23 mars, ambasadori i`u përgjigj pyetjeve të parashtruara nga gazetari, Sllobodan Tomiç. Intervista u përqendrua në sfidat e reja të brendshme dhe të jashtme, me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut, që nga përfundimi i Marrëveshjes së Prespës, si dhe në procesin e pranimit dhe mbështetjes nga ana e Francës për integrimin e saj evropian dhe atë atlantik.

    lire plus

hautdepage