Bashkëpunimi institucional dhe shoqëria civile

  • Trajnim kushtuar luftës kundër trafikut të mjeteve narkotike

    Nga data 7 deri në 11 tetor 2019, në Qendrën e Trajnimit Policor në Idrizovë, z. Zhan-Zhak Pjerdat, nga Drejtoria Qendrore e Policisë Gjyqësore, Zyra Qendrore për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm të Narkotikëve në Nanterr (FR), mbajti një trajnim, kushtuar luftës kundër trafikut të mjeteve narkotike, në dobi të njësisë së specializuar për luftën kundër tregtisë me drogë dhe dy zyrtarëve doganorë.

    lire plus

  • Moduli i dytë i teknikave të intervenimit në lartësi

    Nga 24 qershori deri më 5 korrik 2019, dy instruktorë nga Qendra Kombëtare e Trajnimit për Alpinizëm dhe Skijim, nga Shamoni, zhvilluan dhe ofruan modulin e dytë të teknikave të intervenimit në lartësi, për nevojat e njësisë speciale për ndërhyrje “Tigrat”, nga radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    lire plus

  • Seanca e Këshillit Kombëtar për eurointegrime

    Të enjten, më 20 qershor, ambasadori i Francës, së bashku me kolegun e tij gjerman, mori pjesë në seancën e Këshillit Kombëtar për integrime evropiane, e kryesuar nga deputeti, z. Nikolla Poposki, ish-ministër i Punëve të Jashtme, në prani të zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështje Evropiane, z. Bujar Osmani, anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, atyre të Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisionit të përbashkët parlamentar RMV-BE, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së.

    lire plus

  • Ditët e Teknologjive të Larta dhe njohurive franceze

    Më 19 qershor, ambasadori, i shoqëruar nga z. Zoran Kitanov, drejtor i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, hapi edicionin e parë të Ditëve të Teknologjive të Larta dhe njohurive franceze.

    lire plus

  • Kamp rinor në lokalitetin natyror në Matkë

    Instituti Zip, si një organizatë joqeveritare, aktivitetet e të cilit janë të përqendruara në integrimin evropian dhe në demokratizim, me mbështetjen e Ambasadës së Francës, organizoi një kamp rinor në lokalitetin natyror në Matkë, kanion ky i cili ndodhet pranë Shkupit.

    lire plus

  • Ardhmëria evropiane e Ballkanit"

    Me datat 11 dhe 12 qershor në Paris, ambasadori mori pjesë në debatet e udhëhequra nga z. Fransua Lafon. Pas një sërë seminaresh dhe trajnimesh, të organizuar në Shkup me mbështetjen e Ambasadës së Francës dhe Agjencisë (...)

    lire plus

  • Stërvitje shpëtimi nga ana e njësive speciale të ndërhyrjes "Tigrat"

    Të enjten, më 30 maj, në teleferikun “Vodno” (shq. Ujnaja) në afërsi të Shkupit, në prani të ministrit për punë të brendshme, z. Oliver Spasovski, u organizua një stërvitje shpëtimi nga ana e njësive speciale të ndërhyrjes "Tigrat".

    lire plus

  • Trajnim në fushën e teknikave të zbulimit dhe kërkimit të kundërvajtjeve dhe veprave penale doganore

    Në ambientet e Doganës së Maqedonisë së Veriut, aktualisht po mbahet një trajnim. Ai po realizohet nga dy ekspertë francezë nga Drejtoria Kombëtare e inteligjencës dhe hetimeve doganore.

    lire plus

  • Sekretariati për Çështje Evropiane, Qendra e trajnimit (stërvitjes) dhe dimensioni i burimeve njerëzore

    Të enjten, më 23 maj, ambasadori, së bashku me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështjet evropiane, z. Bujar Osmani, bëri hapjen e seminarit të dytë ndërkombëtar, që i kushtohet strategjisë dhe mendimeve, me temën "Sekretariati për Çështje Evropiane, Qendra e trajnimit (stërvitjes) dhe dimensioni i burimeve njerëzore", i organizuar nën përkujdesjen e z. Fransua Lafon, ekspert francez pranë zëvendëskryeministrit.

    lire plus

  • Seminari i cili i kushtohet dixhitalizimit dhe transparencës

    Franca ka vënë në dispozicion të autoriteteve maqedonase z. Fransua Lafon, ekspert për çështje evropiane, i ngarkuar për t’i ndihmuar ata, në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

    lire plus

hautdepage