1948-2018: Kongresi i Hagës feston 70 vjetorin! [fr] [mk]

Për festimin e 70 vjetorit të Kongresit të Hagës, ambasada e Francës dhe Lëvizja Europiane e Maqedonisë, organizuan në Shkup një debat të shoqëruar me kafe.

Ambasada e Francës dhe Lëvizja Europiane e Maqedonisë ftuan për të folur z. Iv Bertonçini, kryetar i Lëvizjes Evropiane në Francë, z. Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i ngarkuar për Çështje Evropiane, z. Nano Ruzin, ish-ambasador i Maqedonisë në NATO dhe rektor i Universitetit “FON” dhe z. Muhamed Halili, ish-ambasador i Maqedonisë në Bruksel.

Me këtë rast, ambasadori e inkurajoi Maqedoninë në progresin e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar dhe rikujtuar, se në këtë proces, durimi është më se i nevojshëm.

publie le 21/05/2018

hautdepage