“26 studentë maqedonas do të studiojnë në Universitetet Franceze këtë vit” [mk]

Të lehtësohet mobiliteti i të rinjëve dhe t’u mundësohet studentëve maqedonas të bëjnë një pjesë të studimeve të tyre në një institucion të lartë arsimor francez është njëri ndër prioritetet e Ambasadës së Francës në Shkup.

Marrëveshja dypalëshe lidhur me mobilitetin e të rinjëve e nënshkruar nga dy vendet tona në dhjetor të vitit 2009 përforcon këtë vullnet dhe propozon dispozitive të reja. Fakti që Maqedonia është anëtare e plotfuqishme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankonisë i ndihmon kësaj nisme dhe rrit interesin e studentëve për frengjishten, Francën dhe Frankofoninë.
Ka shumë mënyra të cilat shpien kah ky mobilitet ; disa përfitojnë nga mbështetja direkte e Francës.

Për vitin akademik 2010 – 11, 18 studentë kanë kandiduar për t’u regjistruar në vit të parë, prej të cilëve 13 janë nxënës të seksioneve dygjuhësore dhe janë liruar nga testi i njohjes së frengjishtes ; 15 janë pranuar dhe, përderisa e saktësojnë projektin e tyre studimor, mund të fillojnë studimet e tyre në Universitetet Franceze.
Programi i bursave të Qeverisë Franceze (BGF) ofron 6 bursa për studime dhe 1 bursë për praktikë universitare ; mund të aplikohet për të gjitha fushat e studimeve. Të qenurit bursistë i Qeverisë Franceze e liron studentin nga shpenzimet e regjistrimit dhe i siguron atij sigurimin shëndetësor ; ai gjithashtu pranon edhe një ndihmë të hollash. Bursa mbulon një vit universitar (10 muaj).
Ky program pasurohet edhe nga 4 bursa tjera që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me marrëveshjen e mobilitetit të të rinjëve ; këto bursa u drejtohen studentëve të shkencave të inxhinjerisë dhe u mundësojnë atyre të bëjnë një vit studime në njërën nga shkollat e shumta franceze të inxhinjerisë (rreth 72) të rrjetit “n + i”. Bursat japin të njejtat të drejta sikur se bursat e Qeverisë Franceze ; në këto bursa gjithashtu përfshihet edhe kursi gjuhësor dhe kulturor.
Për këto programe do të bëhet përzgjedhje ; nëse kërkohet një njohje e mirë e gjuhës frenge për disa degë studimore, ajo nuk është e domosdoshme për tjera degë studimore nëse kualiteti i studentit në specialitetin e tij është i kënaqshëm. Çdo vit hapen konkurset ; mjafton të provohet fati.
Për të marrë informata më të gjera dhe për të njohur kalendarin e fazave të ndryshme, duhet vizituar rregullisht veb faqen e Qendrës Franceze për Bashkëpunim “Zhan Mone”. Ju mund ta kontaktoni gjithashtu përgjegjësen e zyrës CampusFrance, që ndodhet në lokalet e kësaj Qendre dhe e cila do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja dhe do t’u ndihmojë për përgatitje për studime.
Falë këtyre programeve, 11 studentë maqedonas do të përfitojnë në vitin 2010 – 11 nga një ndihmë direkte nga Franca, do të pasurojnë studimet e tyre të deritanishme si dhe do të kontribojnë në këmbimin mes dy vendeve tona në një kontekst europian në të cilin përvojat e tilla janë bërë të domosdoshme për një kyçje më të mirë në jetën profesionale.

Gjithashtu, duhet cekur se bursa tjera janë në dispozicion në kuadër të programeve europiane, të projekteve për bashkëpunim të zhvilluara nga rajonet franceze dhe të programeve të shkëlqesisë sikur bursat Eiffel. Disa studentë zgjedhin të shkojnë nga iniciativa e tyre personale. Universitetet dhe Shkollat e Larta Franceze u janë të hapura dhe çmimet e regjistrimit janë të volitshme.

publie le 13/04/2012

hautdepage