70 vjetori i themelimit të Këshillit të Evropës [fr] [mk]

Ambasadori dhe nënkryetarja e Senatit francez, znj. Elen Konve-Mure, hapën në Kuvend tryezën e rrumbullakët, të organizuar me rastin e 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, me temën "Përmirësimi i qasjes, në kompensimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës me bazë gjinore ".

Kjo ngjarje, e kryesuar nga deputetja Daniella Rangelova, kryetare e Komisionit Parlamentar për barazi midis grave dhe burrave, mblodhi parlamentarë, ministra, ekspertë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në kohën kur Maqedonia e Veriut duhet të miratojë ligjin për kompensimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore, kjo tryezë e rrumbullakët rrit ndërgjegjësimin, në lidhje me domethënien dhe rëndësinë për shtetin, që të kompensojë viktimat e dhunës dhe të ofrojë rekomandime për marrje të masave. Ambasadori rikujtoi, që barazia gjinore për Francën, ishte një nga prioritetet e presidencës së saj aktuale të Këshillit të Evropës, përmes të cilës ajo synonte të konsolidojë më tej rolin e vetëdijesimit moral të Evropës.

publie le 07/11/2019

hautdepage