76-të vjetori i dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia [fr] [mk]

Të hënën, më 11 mars, ambasadori vendosi një kurorë me lule te monumenti i 7.444 hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia, pranë fabrikës së dikurshme të duhanit në Shkup, prej nga bashkësia e hebrenjve u dëbua për në Treblinka.

Të hënën, më 11 mars, Shkupi shënoi 76 vjetorin e dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia, në prani të ministrit për punë të jashtme, z. Nikolla Dimitrov dhe shumë personaliteteve izraelite, si dhe trupit diplomatik. Kësisoj, shumë ngjarje u organizuan nga bashkësia hebraike dhe Fondi i Holokaustit.

Me këtë rast, ambasadori vendosi një kurorë me lule te monumenti i 7.444 hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia, pranë fabrikës së dikurshme të duhanit në Shkup, prej nga bashkësia e hebrenjve u dëbua për në Treblinka. Në këtë ngjarje, ishte i pranishëm gjithashtu edhe Fondacioni Francez i Memorialit të Holokaustit, si partner në shumë veprimtari përkujtimore dhe mësimore. Ndërkaq, konsulli ynë i nderit na përfaqësoi në Manastir, për këtë ceremoni të njëjtë përkujtimore.

publie le 14/03/2019

hautdepage