A është e mundur një mrekulli në Ballkan? [fr] [mk]

Intervistë e dhënë për gazetën "Le Monde" nga ministri i punëve të jashtme, z. Nikola Dimitrov, më 11 dhjetor, me rastin e vizitës së tij në Paris

Maqedoni: "Do të dëshmojmë se mrekullitë janë të mundshme në Ballkan"

Ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, z. Nikola Dimitrov, mbrojti marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë, për emrin e vendit të tij, ratifikimi i të cilit u dëshmua si më delikat për Shkupin.

Ky vend i vogël ballkanik u pranua në OKB, me akronimin ofendues, IRJM-së (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë). Pas njëzet e shtatë viteve të kaluara në matje forcash me Greqinë, çështja e emrit të të Maqedonisë mund përfundimisht të zgjidhet.
IRJM së shpejti do të duhet të emërtohej Republika e Maqedonisë së Veriut, respektivisht pas përfundimit të procesit të ratifikimit të marrëveshjes së arritur në qershor të vitit 2018, midis kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe homologut të tij grek Aleksis Cipras. Athina nuk i`a njihte të drejtën Shkupit për të mbajtur emrin, për të cilin konsideronte se i përket ekskluzivisht trashëgimisë historike greke dhe bllokonte kështu shtetin fqinj verior në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE-së) dhe NATO-s.

PNG

Megjithatë, asgjë nuk ka mbaruar akoma. Në referendumin e mbajtur më 30 shtator, 91% e qytetarëve votuan "për" një kompromis, por për shkak të pjesëmarrjes së ulët, ai ishte i pavlefshëm. Procedurat parlamentare parashikojnë një shumicë prej dy të tretash, e të cilën nuk e kanë koalicioni qeverisës i qendrës së majtë, ndërsa opozita nacionaliste e krahut të djathtë është inatosur tejmase.
Nikola Dimitrov, ministri për punë të jashtme i Maqedonisë, i cili është në vizitë në Paris, shpjegon sfidat që lidhen me këtë çështje vendimtare për stabilitetin e Ballkanit.

A mendoni se do të keni sukses të ratifikoni Marrëveshjen në kuvend?

MPJ Dimitrov : Sigurimi i shumicës prej dy të tretave është gjithnjë e vështirë në politikë, por kësaj radhe, sfida është aq e rëndësishme, saqë do të dëshmojmë se mrekullitë janë të mundshme edhe në Ballkan. Na mungojnë vetëm edhe dhjetë vota. Ne duam të finalizojmë votimin në janar, në mënyrë që të ratifikohet marrëveshja nga parlamenti grek para fillimit të fushatës për zgjedhjet evropiane. Opozita nacionaliste e krahut të djathtë në Greqi, kundërshton në mënyrë të njëjtë këtë kompromis, njësoj sikur ajo maqedonase.

Si e shpjegoni abstenimin masiv të votuesve në referendum, pavarësisht nga mundësia që marrëveshja e emrit përfundimisht do të hapte negociatat për pranim në BE dhe NATO?

MPJ Dimitrov : Listat zgjedhore nuk përkojnë me realitetin, sepse një numër i madh i votuesve të regjistruar jetojnë jashtë vendit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor 2016, vetëm 1.2 milion nga rreth 1.8 milion votues të regjistruar morën pjesë në votime. Në referendum kishte 660,000 votues, nga të cilët 610,000 votuan "për" Marrëveshjen. Cenzusi nuk është arritur, por rëndësia politike e fletëvotimit është e qartë. Marrëveshjes i`u dha legjitimitet, përkundër fushatës intensive bojkotuese të opozitës. Çështja e emrit është me të vërtetë shumë e ndjeshme, sepse prek identitetin e kombit. Së fundmi, nuk duhet të harrojmë se referendumi kudo, është një instrument vështirë i parashikueshëm, sepse votuesit nuk votojnë çdoherë për pyetjen e parashtruar.

A ndikon në formë zhgënjyese ndaj maqedonasve, përmbajtja e disa kryeqyteteve evropiane, duke përfshirë edhe Parisin, në lidhje me zgjerimin e rajonit të Ballkanit drejt BE-së?

MPJ Dimitrov : Sipas sondazheve të opinionit, 86% e shtetasve nga Maqedonia janë "për" t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Ballkani është si një lloj ishulli, i rrethuar me shtete anëtare. Nuk do të ketë stabilitet në Evropën Juglindore, derisa vendet e Ballkanit të integrohen në Bashkim.

Por, ne gjithashtu, e dimë se nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Anëtarësimi duhet të meritohet. Është e nevojshme të realizohen reformat e nevojshme, për të garantuar një ekuilibër mes qeverisë dhe shtetit të së drejtës, pavarësisë së gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe mediave të lira. Procesi i integrimit është po aq i rëndësishëm, sa vetë qëllimi (synimi). Në rajon kishim shumë liderë të fortë që kishin shumë pushtet në duart e tyre. Tani po punojmë në ndërtimin e institucioneve të forta.

Si e vlerësoni qëndrimin e Hungarisë, e cila i dha azil ish-kryeministrit nacionalist maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati pas aktgjykimit për korrupsion?

MPJ Dimitrov : Me Budapestin kemi shumë interesa të përbashkëta dhe ndajmë dëshirën për një Ballkan Evropian. Ky ish-kryeministër i shpëtoi drejtësisë dhe iku në Hungari. Ne përdorim të gjitha procedurat ligjore për ta bërë ekstradimin e tij.

Stabilizimi i Ballkanit, gjithashtu do të thotë, arritje të një marrëveshjeje të njohjes midis Serbisë dhe Kosovës, e cila mund të arrihet përmes shkëmbimit të territoreve. A është kjo një precedent i rrezikshëm?

MPJ Dimitrov : Zgjidhja midis Beogradit dhe Prishtinës është e një rëndësie thelbësore. Por, ka dy pikëpamje kontradiktore, mbi mënyrën që do të shpinte në qëllim. Njëri është i bazuar në reformën dhe pranimin e vlerave të Bashkimit, ku kufijtë po bëhen gjithnjë e më pak të rëndësishëm, siç është rasti mes Francës dhe Belgjikës, ose midis Francës dhe Gjermanisë. Këndvështrimi tjetër përqendrohet në çështjet territoriale. Në një rajon të tillë të përzier, duhet shmangur vizatimit të kufijve të rinj, në baza etnike.

publie le 15/12/2018

hautdepage