Agjencia Franceze e Zhvillimit mbështet qytetin e Shkupit drejt një strategjie dixhitale të adaptuar [fr] [mk]

Në kuadrin e programit rajonal, Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFZ) do të ndihmojë qytetin e Shkupit që t`i përgjigjet sfidave urbane të shekullit 21, përmes një strategjie të përshtatur dixhitale.

Ndihma teknike do të përqëndrohet në temat e mëposhtme: e-udhëheqja, cilësia e jetës, shërbimet e lidhura publike urbane dhe planifikimi dixhital i territorit. Përveç kësaj, do të realizohet udhëtim studimor në Francë dhe do të organizohet një seminar rajonal, me qëllim ndërtimin e një rrjeti të qyteteve dixhitale në Ballkan dhe mundësimin e shkëmbimeve të praktikave të mira midis përdoruesve të lidhur. Për këtë projekt, janë miratuar 625 000 euro nga Agjencia Franceze e Zhvillimit (AFD) dhe Drejtoria e Përgjithshme Franceze e Thesarit « Trezor ».

PNG

publie le 27/04/2020

hautdepage