Ambasada e Francës u ofron mbështetje aktorëve lokalë në rrethanat e pranisë së pandemisë globale KOVID-19 [fr] [mk]
Me këtë rast, për të përballuar ndikimet sociale të krizës, iu nda një grant shoqatës LGBT Junajted Tetovë nga Tetova.
Anëtarët e kësaj OJQ-je shpërndanë më shumë se 200 pako ushqimore, 100 maska për mbrojtje të frymëmarrjes, si dhe kuti higjienike. Aktiviteti i tyre është tejet i çmuar dhe i vlefshëm në drejtim të mbështetjes së njerëzve më të brishtë, të prekur nga vështirësitë aktuale ekonomike.