Ambasadorët dhe ambasadoret vizituan Prefekturën e Ot-Garonit dhe Oksitanisë [fr] [mk]

Të premten, më 30 gusht, ambasadorët vizituan rajonet franceze, me ç ‘rast u takuan me prefektët, deputetët, përgjegjësit kryesorë ekonomikë publikë dhe privatë dhe morën pjesë në konferencat ekonomike rajonale, të organizuara nga institucionet e reja si “ Team France Export”, institucion ky, që i bashkon rajonet, dhomat e tregtisë dhe industrisë, Business France dhe bankën e investimeve “Bpifrance”.

Ndërkaq, sa i përket Maqedonisë së Veriut, ambasadori Timonie i ftoi universitetet dhe shkollat e rajonit Oksitan, që të vijnë në panairin universitar, të organizuar nga Kampus Francë në Shkup, për të vendosur kontakte me ekspertë të bioinformatikës nga Maqedonia e Veriut.

publie le 11/09/2019

hautdepage