Ambasadori bisedoi me kryetarin e komunës së Kriva Pallankës, z. Borjanço Micevski [fr] [mk]

Të mërkurën, më 17 qershor, ambasadori bisedoi përmes video-lidhjes me kryetarin e komunës së Kriva Pallankës, z. Borjanço Micevski, qytet ku në të cilin ai është qytetar nderi.

Me këtë rast, ata diskutuan mbi situatën shëndetësore në Kriva Pallankë, si dhe për projektet e zhvillimit turistik dhe mjedisor (ekologjik) në rajon, që do të mundësohen përmes veprimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, në përputhje me marrëveshjen midis dy shteteve, e cila është në fazën e fundit para nënshkrimit të saj. Të dy bashkëbiseduesit shtjelluan gjithashtu edhe temën e mësimdhënies së gjuhës frënge, për të cilën kryetari i komunës konfirmoi mbështetjen e tij. Vlen të theksohet se etapa tradicionale në Kriva Pallankë, e garave evropiane të automobilave “Pezho 205”, tashmë po përgatitet për verën e vitit 2021.

JPEG

publie le 22/06/2020

hautdepage