Ambasadori dhe kryetari i komunës së Gazi Babës vizituan bistronë (pijetoren) e FAME`S [fr] [mk]

FAME’S, e krijuar nga sipërmarrës të rinj francezë, për më shumë se dhjetë vjet bën muzikë për filma evropianë, amerikanë dhe aziatikë, me muzikantë maqedonas. Ata zgjodhën të bëjnë një investim në Shkup, duke ndërtuar në vitin 2016 një studio të re të inçizimit dhe regjistrimit me cilësi unike akustike, por edhe për të kontribuar në jetën kulturore maqedonase.

Në kuadër të partneritet shembullor, që ekziston me komunën e Gazi Babës, në ndërtesë gjenden qendra kulturore komunale, studioja, zyra dhe një hapësire e re gastronomike, që ofron meny të frymëzuar nga kuzhina franceze, me çmime të volitshme. Ambasadori dhe kryetari i komunës së Gazi Babës vizituan bistronë (pijetoren) e FAME`S, si dhe nderuan këtë nismë të jashtëzakonshme, që gërsheton kulturën dhe biznesin.

publie le 12/07/2019

hautdepage