Ambasadori i Rusisë vizitoi varret e ushtarëve francezë [fr] [mk]

Të enjten, më 20 dhjetor, ambasadori i Federatës Ruse në Maqedoni, Shkëlqesia e Tij, z. Sergej Bazdnikin, vizitoi varret e ushtarëve francezë në Shkup.

Në këtë vit, kur festohet Njëqindvjetori i Armëpushimit të vitit 1918, ambasadorët së bashku, në shenjë kujtimi, nderuan 3000 ushtarët, që prehen në varre, të rënë për Francën. Ambasadorët vizituan edhe Shtëpinë Përkujtimore - Muzeun, një hapësirë që dëshmon historinë e Frontit të Maqedonisë, e përuruar në muajin maj të këtij viti, që po e lëmë pas. Ambasada e Rusisë, i është bashkangjitur kësaj ngjarjeje dhe ka marrë pjesë në krijimin e muzeut, duke ofruar një përkrenare franceze, që ishte pjesë e pajisjeve të dhuruara, aleatit tonë rus, në vitin 1914. Me këtë rast, ambasadori Bazdnikin, u nënshkrua në Librin e Vizitorëve, duke shfaqur shpresën se së bashku, do të parandalohet dhe shmanget, që ngjarjet tragjike të së kaluarës të ndodhin përsëri.

publie le 27/12/2018

hautdepage