Ambasadori i ri i Francës, Shkëlqesia e Tij, z. Siril Bomgartner, mori detyrën [fr] [mk]

Të martën, më 3 nëntor, ambasadori i Francës, Shkëlqesia e Tij, z. Siril Bomgartner, u prit nga ministri për punë të jashtme, z. Bujar Osmani, për dorëzimin e kopjeve të letrave kredenciale.

Të martën, më 3 nëntor, ambasadori i Francës, Shkëlqesia e Tij, z. Siril Bomgartner, u prit nga ministri për punë të jashtme, z. Bujar Osmani, për dorëzimin e kopjeve të letrave kredenciale. Me këtë rast, ministri i uroi ambasadorit mirëseardhje të përzemërt, duke theksuar cilësinë e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona, ndërsa ambasadori vuri në pah mbështetjen e plotë të Francës për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe falënderoi ministrin për mbështetjen e ofruar të Maqedonisë së Veriut me rastin e sulmeve terroriste, cak i të cilave ishte Franca ditëve të fundit.

publie le 04/11/2020

hautdepage