Ambasadori mbajti një ligjëratë në Fakultetin Ekonomik në Prilep [fr] [mk]

Të martën, më 14 maj, ambasadori vizitoi Fakultetin Ekonomik të Prilepit, një partner ky i Universitetit të Nisës, dhe u takua me dekanen znj. Dragica Oxhakleska, si dhe me rektorin e Universitetit “Shën Klementi i Ohrit”, z. Sasho Korunovski.

Ambasadori mbajti një ligjëratë dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve të këtij fakulteti mbi "zgjedhjet në Parlamentin Evropian: sfidat dhe shpresat për Bashkimin Evropian". Gjatë vizitës së tij në Prilep, ambasadori u takua gjithashtu edhe me kryetarët e degëve lokale të VMRO-DPMNE-së (parti opozitare), z. Petar Risteski dhe LSDM-së, z. Mile Talevski, i cili është gjithashtu edhe kryetar i Këshillit komunal. Takimi u zhvillua në selitë e këtyre partive politike.

publie le 15/05/2019

hautdepage