Ambasadori mori pjesë në edicionin e 76-të të ceremonive, lidhur me përvjetorin e çlirimit të Kriva Pallankës [fr] [mk]

Të enjten, më 8 tetor, ambasadori mori pjesë në edicionin e 76-të të ceremonive, lidhur me përvjetorin e çlirimit të Kriva Pallankës.

Në cilësi të qytetarit të nderit të Kriva Pallankës që nga viti i kaluar, ambasadori mori pjesë në edicionin e 76-të të ceremonive, lidhur me përvjetorin e çlirimit të Kriva Pallankës. Me këtë rast, ai, fill pas kryetarit të komunës, z. Borjanço Micevski dhe zëvendëskryetarit të qeverisë, i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, vuri një kurorë me lule, te monumenti kushtuar viktimave të Luftës së Dytë Botërore. Takimet më pas vazhduan në komunë, ku ambasadori pranoi një kujtim nga qëndrimi i tij, lidhur me trashëgiminë e pasur të zejtarisë dhe mjeshtërisë maqedonase. Këto takime ishin rast i volitshëm për të vlerësuar marrëdhëniet tejet të frytshme të bashkëpunimi midis ambasadës dhe qytetit, duke diskutuar edhe mbi projektet e ardhshme. Ambasadori më pas mori pjesë në ceremoninë tradicionale vjetore të ndarjes së çmimeve për qytetarët meritorë të qytetit dhe përshëndeti emërimin e koleges së tij, ambasadores së Ukrainës, Shkëlqesisë së Saj, znj. Natalija Zadorozhnjuk, si qytetare nderi e qytetit. Gjatë vizitës së tij, ambasadori shfrytëzoi rastin të falënderojë personalisht profesoreshën Elena Nikollovska, për angazhimin dhe përkushtimin e saj ndaj Frankofonisë dhe aktivitetet e lidhura me të.

publie le 16/10/2020

hautdepage