Ambasadori u takua me kryetarin e komunës së Ohrit, z. Konstantin Georgieski [fr] [mk]

Të martën, më 23 qershor, ambasadori u takua me kryetarin e komunës së Ohrit, z. Konstantin Georgieski, me të cilin bisedoi për sfidat e ndryshme, me të cilat përballet qyteti.

Ata shtjelluan menaxhimin e krizës shëndetësore, përfshirë edhe përpjekjet për të ruajtur statusin e qytetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ambasadori ofroi mbështetjen e tij të plotë për masat ligjore, që do të merren në këtë drejtim në bashkëpunim me autoritetet qendrore, për të siguruar respektimin e legjislacionit, që mbron këtë hapësirë të veçantë. Ai e siguroi kryetarin e komunës për gatishmërinë e autoriteteve franceze për të bashkëpunuar në fushën e ruajtjes së trashëgimisë, përmes veprimit të mundshëm të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila tanimë është e gatshme të veprojë në Maqedoninë e Veriut.

JPEG

publie le 24/06/2020

hautdepage