Ambasadori u takua me ministrin Muzafer Bajram [fr] [mk]

Të mërkurën, më 4 shtator, ambasadori u takua me ministrin pa portofol për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, z. Muzafer Bajram. Ata biseduan për zbatimin e aksioneve prioritare, që do te shpijnë në promovimin e integrimit socio-ekonomik të romëve në Maqedoninë e Veriut, siç janë strehimi dhe gjendja civile.

Franca, përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim, dëshiron të mbështesë aksionet e tilla, e veçanërisht ato nga pikëpamja e barazisë gjinore mes burrave dhe grave, si dhe do të studiojë me interes propozimet që do t’i bëhen asaj brenda kornizës së ndërhyrjes së Agjencisë në Maqedoninë e Veriut, si pjesë përbërëse e strategjisë franceze për Ballkanin, e bërë publike nga kryetari i Francës, Makron.

publie le 10/09/2019

hautdepage