Ambasadori u takua me vullnetarët francezë të OJQ-së "LOJA" dhe me ata të Aleancës Franceze në Tetovë [fr] [mk]

Me rastin e vizitës së tij në Tetovë, ambasadori u takua me vullnetarët francezë të OJQ-së "LOJA", e specializuar në dialogun ndërkulturor, me ata të Aleancës Franceze në Tetovë, mandej me drejtuesit e këtyre institucioneve, si dhe më shoqatën “LGBT United”, partner i kësaj ambasade.

JPEG

Ambasadori shfrytëzoi rastin të ofrojë një dreke miqësore, për të shkëmbyer me ta në lidhje me sfidat e shoqërisë civile në këtë qytet dhe përshëndeti praninë e vullnetarëve tanë, si një shenjë konkrete e interesimit francez për rajonin dhe si një kontribut në njohjen e ndërsjellë midis të rinjve të të dy vendeve. Ai vlerësoi përkushtimin dhe punën e realizuar më gjallëri, punë kjo e vlerësuar edhe nga institucionet vendore. Ai ofroi besimin dhe mbështetjen e tij për udhëheqësinë çdoherë dinamike të Aleancës Franceze në Tetovë.

publie le 22/12/2019

hautdepage