Ambasadori u takua me z. Ali Ahmeti dhe me z. Menduh Thaçi [fr] [mk]

Të martën, më 17 dhjetor, ambasadori u takua radhazi, njëri pas tjetrit, me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe me atë të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), (të dyja pjesë e shumicës qeveritare), z. Ali Ahmeti dhe z. Menduh Thaçi.

Takimet ishin një mundësi e mirë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në këto dy parti, në veçanti në perspektivën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të parapara për vitin 2020, mandej për konsolidimin e sistemit gjyqësor, reformën e sistemit zgjedhor dhe për situatën rajonale. Kryetari Ahmeti i prezantoi reformat e planifikuara të partisë së tij, në kuadër të kongresit të 21 dhjetorit.

publie le 22/12/2019

hautdepage