Ambasadori u takua me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi [fr] [mk]

Të premten, më 20 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari i parë, u takua me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi.

JPEGTë premten, më 20 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari i parë, u takua me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi. Ky i fundit e shpjegoi rolin e tij të koordinatorit midis ministrive dhe institucioneve të vendit, me qëllim funksionimin e duhur të Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëpunimin harmonik midis bashkësive në vend. Z. Grubi gjithashtu rikujtoi se në vitin 2021 do të festohet 20 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën kanë kontribuar personalitete të shquara franceze. Ambasadori ritheksoi se Franca sheston të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në reformat e saj dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

publie le 23/11/2020

hautdepage