Ambasadori u takua me znj. Elena Nikolovska, juriste në OJQ-në “EKO-SVEST” [fr] [mk]

Të premten, më 26 qershor, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për bashkëpunim, u takua me znj. Elena Nikolovska, juriste në OJQ-në “EKO-SVEST”.

Ata biseduan për përkeqësimin e ekuilibrit ekologjik rreth Liqenit të Ohrit dhe për propozimet konkrete, në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe turistik në rajon, përtej sfidave që lidhen me ruajtjen e statusit të trashëgimisë botërore në UNESCO. Në takim u bisedua gjithashtu edhe për tranzicionin e nevojshëm energjetik në vend, si dhe për menaxhimin e mbeturinave. Për të gjitha këto tema, ambasadori ofroi mbështetjen e tij për qëllimet e OJQ-së, por edhe për masat ligjore, që do të ndërmerren dhe për zbatimin e tyre të mirëfilltë. Ai siguroi gatishmërinë e autoriteteve franceze, për të bashkëpunuar në ruajtjen e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Gjatë takimit, u prek edhe çështja e veprimit të mundshëm në këtë fushë të Agjencisë Franceze për Zhvillim.

JPEG

publie le 05/07/2020

hautdepage