Ambasadori vizitoi Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut [fr] [mk]

Të enjten, më 12 shtator, ambasadori vizitoi Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe u takua me drejtorin e këtij institucioni, z. Emil Krsteski, i cili e informoi atë për sfidat, që lidhen me ruajtjen e kësaj trashëgimie, përfshirë këtu edhe dixhitalizimin e dokumenteve.

Vizita e ardhshme e drejtorit në Këshillin Ndërkombëtar të Arkivave në Paris, do të jetë një mundësi e mirë, për të riaktivizuar bashkëpunimin dypalësh midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut, përmes vizitave në institucionet e interesuara, e veçanërisht përmes botimeve dhe shkëmbimeve relative në fushën e historisë së të dy vendeve. Ambasadori, gjatë vizitës së tij, i kundroi për së afërmi dokumentet e ruajtura në koleksionet e pasura të këtij institucioni.

publie le 20/09/2019

hautdepage