Ambasadori vizitoi OJQ-në mjedisore të Tetovës "Eco Guerilla" [fr] [mk]

Në kuadër të vizitës së tij në Tetovë, më 20 shtator, ambasadori vizitoi OJQ-në mjedisore të Tetovës "Eco Guerilla" dhe u takua me kryetarin e saj, z. Arijanit Xhaferi, si dhe me përfaqësuesit e kësaj organizate. Ky takim u përqëndrua në sfidat e ndryshme mjedisore dhe ekologjike, veçanërisht për rajonin e Tetovës dhe për malin Sharr, qasjet dhe zgjidhjet e mundshme për të zgjidhur problemet e ndryshme që shqetësojnë qytetarët, problemet e ngritura nga rritja e instalimeve të vogla hidroelektrike në rajon.

Ambasadori shprehu mbështetjen e tij për një përparim të vërtetë mjedisor në kuadër të zhvillimit mjedisor dhe integrimin evropian të vendit. Me këtë rast, në takim u përmendën edhe mundësitë e bashkëpunimit me rastin e veprimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut.

publie le 27/09/2019

hautdepage