Ambasadori vizitoi kompaninë "Bonum" [fr] [mk]

Të enjten, më 25 korrik, ambasadori vizitoi kompaninë "Bonum" dhe u takua me drejtorin e përgjithshëm, z. Erve Zhorzh Apert. Z. Apert ia prezantoi ambasadorit aktivitetet e kompanisë, ku më kryesori është prodhimi dhe përpunimi i kërpudhave, si dhe përpunimi i frutave dhe perimeve.

"Bonum" është sot kompania më e madhe e prodhimit dhe e përpunimit të kërpudhave në Maqedoninë e Veriut, si dhe një nga fabrikat më të mëdha të konservimit në rajon.

publie le 26/07/2019

hautdepage