Ambasadori vizitoi komunën e Manastirit [fr] [mk]

Të premten, më 27 shtator, ambasadori u takua në Manastir me kryetaren e komunës, znj. Natasha Petrovska, me të cilën bisedoi për projekte të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, duke përfshirë mjedisin jetësor, në funksion të veprimit në të ardhmen të Agjencisë Franceze për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor. Me këtë rast, ai vizitoi shkollën e mesme- gjimnazin « Josip Broz-Tito », për të përgëzuar dhe uruar memorandumin e bashkëpunimit, të nënshkruar me Aleancën Franceze në Manastir, për të motivuar gjimnazistët frëngjishtfolës, të cilët u kthyen nga Epinali dhe për të përkrahur angazhimin e mësimdhënësve në promovimin e frëngjishtes.

Ai gjithashtu përuroi një shëtitore me shenja në hyrje të Parkut Kombëtar « Pelister », në mënyrë që informatat mbi faunën, florën dhe historinë, të mund të vihen në dispozicion në frëngjisht. Ai gjithashtu u gjend edhe në varrezat e Luftës së Parë Botërore, së bashku me Shoqatën Kombëtare Përkujtimore të Dardaneleve dhe Frontit të Lindjes. Ambasadori shprehu me këtë rast mbështetjen e tij, për vazhdimin e konferencave të historianëve, që mbahen çdo vit, në muajin maj, në Manastir.

publie le 05/10/2019

hautdepage