Ambasadori vizitoi komunën e Novo Sellës dhe atë të Strumicës [fr] [mk]

Ambasadori udhëtoi të hënën më 9 korrik, për në Novo Sellë dhe Strumicë. Me këtë rast, ai vizitoi së pari pikën doganore kufitare në Novo Sellë dhe u takua më pas me kryetarin e Novo Sellës, z. Nikolla Andonov. Ai më pas vajti në Strumicë, ku u takua me kryetarin e komunës, z. Kosta Janevski, dhe më pas me kryetarin e degës lokale të VMRO-DPMNE-së, z. Aleksandar Donev.

Me të gjithë këta bashkëbisedues, ambasadori bisedoi për situatën aktuale politike, mandej për perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe për sfidat lokale me të cilat ballafaqohen këto dy komuna. Rrugëtimi i ambasadorit përfundoi me një vizitë në Manastirin ortodoks të femrave, që i kushtohet Shën Mërisë Eleusa (Mëshirueses), gjegjësisht në Manastirin e Veljushës, që gjendet në lartësinë e fshatit, me të njëjtin emër.

publie le 12/07/2019

hautdepage