Më 6 dhjetor, ambasadori vizitoi shkollën "Rexhë Rushit Zajazi" në Zajaz (komuna e Kërçovës). Me këtë rast u bisedua për bashkëpunimin me Institutin Francez në Shkup dhe me Aleancën Franceze në Tetovë, për promovimin e gjuhës frënge, si dhe për intensifikimin e aktiviteteve rreth kulturës franceze.
Ambasadori mori pjesë në spektaklin me poema, këngë në frëngjisht dhe valle tradicionale, të përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle dhe mësimdhënësja e tyre e dalluar e gjuhës frënge, zonja Fatmire Dalipi. Ambasadori në fjalimin e tij falënderoi për mikpritjen e ngrohtë drejtorin z. Naser Ismaili, stafin, mësimdhënësit, nxënësit e shkollës, zyrtarët komunalë dhe prindërit e pranishëm, duke theksuar se perspektiva evropiane e rinisë së të gjithë vendit është e forcuar nga mësimi i frëngjishtes. Për në fund, ai vallëzoi valle lokale me nxënësit dhe profesorët.