Ana Çoloviq Leshoska fitoi çmimin “Goldman 2019” [fr] [mk]

Ana Çoloviq Leshoska, biologe maqedonase, kryetare e shoqatës “EKO-SVEST” (shq. ndërgjegjja për ekologji), fitoi çmimin “Goldman 2019”, një shpërblim ky i rangut ndërkombëtar për mbrojtësit e çështjeve mjedisore.

Zonja Çoloviq Leshoska udhëhoqi një fushatë ndërgjegjësimi për shtatë vite me radhë, me qëllim bllokimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve, që kërcënonin biodiversitetin në Parkun natyror në Mavrovë. Fushata ka rezultuar me tërheqjen e fondeve ndërkombëtare për këto projekte energjetike dhe njëkohësisht, ka mundësuar shpëtimin e dyzet rrëqebujve që ende jetojnë në këtë park. Gjatë këtyre 30 viteve, kjo është hera e parë, që një OJQ maqedonase fiton këtë lloj "Çmimi Nobel në fushën e mjedisit", e që besojmë se kjo do të shërbejë si një inkurajim për shumë beteja dhe luftëra të tjera, që mbeten të zhvillohen në të ardhmen. #GoldmanPrize30

publie le 02/06/2019

hautdepage