Angazhim i përbashkët franko-maqedonas, për të mbrojtur trashëgiminë e paçmueshme të përbashkët kulturore [fr] [mk]

Pas zjarrit të shkaktuar më 15 prill, i cili e shkatërroi katedralen Notrë-Dam (Shën Mëria) në Paris, Maqedonia e Veriut mori pjesë në fushatën, që sheston restaurimin dhe rimëkëmbjen e saj.

Me këtë rast, të premten, më 28 qershor, ambasadori organizoi, një takim në rezidencën e Francës, për të promovuar aktivitetin e gazetës "Nova Makedonija" dhe shtëpisë botuese "Polica", të cilat ofrojnë dhurimin e mjeteve nga shitja rishtare e përkthimit në gjuhën maqedonasë të romanit "Notre-Dame de Paris" (Kisha e Shën Mërisë në Paris) Fondacionit të Francës, i destinuar për renovimin dhe ripërtëritjen e katedrales dhe Manastirit të Kurbinovës, si një dëshmi e angazhimit të përbashkët franko-maqedonas, për të mbrojtur këtë trashëgimi të paçmueshme të përbashkët kulturore, angazhim ky që çimenton dhe përforcon identitetin tonë evropian.

publie le 30/06/2019

hautdepage