Thirrja për rezistencë e 18 qershorit 1940 [fr] [mk]

Në këtë ditë, 80 vite më parë, gjenerali De Gol bëri thirrjen e famshme për rezistencë të 18 qershorit, e regjistruar në Londër dhe e transmetuar në valët e radio Bi-Bi-Si-së. Sharl De Goli u bëri thirrje francezëve, oficerëve, ushtarëve, inxhinierëve dhe punëtorëve të industrisë së armëve, të bashkohen me të, për të vazhduar betejën kundër okupatorit. Ky mesazh thelbësor i rezistencës franceze, u dëgjua vetëm nga një numër i vogël i publikut në momentin e transmetimit në radio; por falë marrjes dhe botimit të tij në gazeta të nesërmen, fjalimi i gjeneralit De Gol arriti te një numër tejet i madh i publikut francez.

Le Général Charles de Gaulle lance l’appel aux Français à la radio BBC à Londres, le 18 juin 1940 / ©Rue des Archives/RDA
JPEG

"Krerët, që janë në krye të ushtrisë franceze për vite me radhë, formuan një qeveri.

Kjo qeveri, duke pretenduar se ushtritë tona ishin mundur, hyri në kontakt me armikun për të ndaluar luftimet.

Është e vërtetë që ne ishim dhe jemi më të dobët se njësitë e mekanizuara tokësore dhe ajrore të armikut.

Sidoqoftë, shumë më tepër sesa numri i tyre, janë tanket, aeroplanët dhe taktikat e gjermanëve, që po na detyrojnë të tërhiqemi. E pikërisht, janë tanket, aeroplanët dhe taktikat e gjermanëve, që i befasuan udhëheqësit tanë deri në atë pikë, sa që i çuan në gjendjen ku jemi sot.

Por a është thënë fjala e fundit? A duhet të humbet shpresa? A është kjo humbje përfundimtare? Jo!

Më besoni, po ju flas duke i njohur tërësisht gjërat dhe po ju them se asgjë nuk është e humbur për Francën. Ashtu siç ishim të mundur, mbase një ditë do të korrim fitore.

Sepse Franca nuk është vetëm! Ajo nuk është vetëm! Nuk është vetëm! Pas saj qëndron një perandori e tërë e madhe. Mund të bashkohet me Perandorinë Britanike, e cila kontrollon detin dhe kësisoj të vazhdojë luftën. Ashtu si Anglia, edhe ajo mund të përdorë industrinë e gjerë të Shteteve të Bashkuara, pa kurrfarë kufizimesh.

Kjo luftë nuk është e kufizuar në territorin fatkeq të vendit tonë. Lufta nuk mbaron me betejën për Francën. Kjo luftë është një luftë botërore. Të gjitha gabimet, të gjitha vonesat, të gjitha vuajtjet, nuk e ndryshojnë faktin se, në të vërtetë, në botë ekzistojnë të gjitha mjetet e nevojshme, për të shkatërruar armiqtë tanë një ditë. Të shtangur dhe mpirë sot nga ajo forcë e mekanizuar, në të ardhmen ne do të mund ta kapërcejmë atë, me një forcë të mekanizuar edhe më superiore. Fati i mbarë botës varet nga kjo.

Unë, gjenerali De Gol, momentalisht në Londër, u bëj thirrje oficerëve dhe ushtarëve francezë, të cilët janë në territorin britanik ose të cilët mund të vijnë këtu, me ose pa armët e tyre, u bëj thirrje inxhinierëve dhe punëtorëve specialistë në industrinë e armatimit, të cilët janë në territorin britanik ose të cilët mund të vijnë këtu, të vihen në kontakt me mua.

"Çfarëdo që të ndodhë, flaka e rezistencës franceze nuk duhet të shuhet dhe nuk do të shuhet.

"Nesër, ashtu si edhe sot, unë do të flas në Radio Londër".

Plaque commémorative à Vienne (Isère) avec le Projet de texte non censuré par le gouvernement britannique de l’Appel du 18 Juin. / ©Alexmar983 JPEG

publie le 18/06/2020

hautdepage