Ardhmëria evropiane e Ballkanit" [fr] [mk]

Me datat 11 dhe 12 qershor në Paris, ambasadori mori pjesë në debatet e udhëhequra nga z. Fransua Lafon. Pas një sërë seminaresh dhe trajnimesh, të organizuar në Shkup me mbështetjen e Ambasadës së Francës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, me qëllim ofrimin e ndihmës në forcimin e Sekretariatit për Çështjet Evropiane, si dhe me synimin për të shoqëruar Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane, këto debate, të organizuara në partneritet me Institutin “Zhan Lëkanye” me temën "Ardhmëria Evropiane e Ballkanit", janë pjesë e Strategjisë së re Franceze për Ballkanin Perëndimor, të bërë publike nga kryetari Makron në Samitin joformal të Berlinit.

Me datat 11 dhe 12 qershor në Paris, ambasadori mori pjesë në debatet e udhëhequra nga z. Fransua Lafon, këshilltar i zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Evropiane, me pjesëmarrjen e parlamentarëve z. Bertran Sorr, kryetar i grupit të miqësisë Francë- Maqedoni e Veriut, znj. Lilijana Tangi, z. Frederik Pëti, z. Zhak Mer, mandej të senatores znj. Marta dë Sidrak, kryetare e grupit të miqësisë Ballkani Perëndimor- Francë, diplomatëve nga Ke d`Orsej (Ministria e Punëve të Jashtme e Francës), Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit Alen Lë Rua, z. Nikola dë Lakost dhe z. Ilhami Gulxhen, pastaj të ambasadores së Maqedonisë së Veriut në Francë, znj. Jadranka Çaushevska Dimov, të përfaqësuesve të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe të atyre të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, të pranishëm veçanërisht për këtë rast, si: z. Bojan Mariçiq, znj. Kalinka Gaber, znj. Beti Jaçeva dhe znj. Kristina Dimovska, por edhe të përfaqësuesve të Agjencisë Franceze për Zhvillim, të Ekspertizës së Francës, si dhe të atyre nga Shkolla Kombëtare e Administratës (ENA) ...

publie le 17/06/2019

hautdepage