Arritjet nga Maqedonia e Veriut [fr] [mk]

Ju lutemi të keni parasysh se: prej datës 29 gusht 2021 në mesnatë, Maqedonia e Veriut u vendos në listën portokalli.

Nëse jeni vaksinuar : mund të shkoni në Francë pa asnjë kufizim lidhur me situatën tuaj shëndetësore.

Në këtë rast pranohen vetëm vaksinat e pranuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer (Comirnaty), Moderna, AstraZeneca (Vaxzevria) dhe Johnson & Johnson (Janssen), si dhe vaksina AstraZeneca (Covishield).

Masat që aplikohen për të rriturit e vaksinuar, zgjerohen nën të njëjtat kushte edhe për të miturit që i shoqërojnë, qofshin të vaksinuar apo jo. Pra, mund të udhëtoni me fëmijët tuaj të mitur, të vaksinuar apo jo, pa izolim. Për fëmijët e mitur të pavaksinuar, të moshës 12 vjet e sipër, ende nevojitet testi PCR ose antigjen si në vijim.

Dokumentet e udhëtimit nëse jeni vaksinuar:
• dëshmi e vaksinimit. Ky dokument do të jetë i vlefshëm vetëm nëse është bërë sipas skemës plotësisht të paraparë të vaksinimit, përkatësisht:

• 7 ditë pas dozës së dytë të vaksinës (Pfizer, Moderna, AstraZeneca (Vaxevria dhe Covishield));
• 4 javë pas vaksinimit të paraparë me një dozë të vetme (Johnson & Johnson);
• 7 ditë pas vaksinimit te personat që kanë pasur histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 dozë).
• deklaratë morale, e cila mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me të cilën konfirmohet:
se nuk keni simptoma të infeksionit me Covid-19;
se nuk keni qenë në kontakt me dijeninë tuaj me një rast të konfirmuar të Covid-19 në 14 ditët e fundit para udhëtimit tuaj;

Nëse nuk jeni vaksinuar: mund të udhëtoni në Francë vetëm nëse keni një arsye absolutisht bindëse për ta bërë këtë:

PDF - 147.1 ko
Motifs impérieux - Pays de la liste "orange"
(PDF - 147.1 ko)

Çdo pasagjer i moshës 12 vjet e sipër, para udhëtimit duhet të paraqesë një rezultat negativ të testit PCR, i bërë më pak se 72 orë para fluturimit ose një test antigjen më pak se 48 orë. Nëse vini nga Mbretëria e Bashkuar, testi PCR ose antigjen duhet të bëhet më pak se 24 orë para nisjes.
Nëse keni qenë të infektuar me Covid më parë, në vend të një rezultati negativ të testit, është gjithashtu e mundur të tregoni një certifikatë shërimi e vjetër më shumë se njëmbëdhjetë ditë por më pak se gjashtë muaj. Kjo certifikatë i lëshohet personit që ka qenë i infektuar me Covid-19 pasi wshtw rezultuar pozitiv pas shqyrtimit RT-PCR ose testit antigjen.
Mund të testoheni rastësisht kur të mbërrini në Francë. Duhet të angazhoheni të respektoni vetizolimin 7-ditor. Në të gjitha rastet, zbatohen kufizimet e zakonshme të udhëtimit (viza, kohëzgjatja e qëndrimit, etj.). Pavarësisht se nga vini, nëse shfaqni simptoma të KOVID-19 pas mbërritjes në Francë, prefekti do t’iu përcaktojë karantinë ose izolim.

publie le 15/09/2021

hautdepage