Arti në Shkup [fr] [mk]

Të premten, më 16 shkurt, ambasadori mori pjesë në hapjen e Sallonit të 17-të të Dimrit, organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Piktorëve të Maqedonisë, me ftesë të z. Hristijan Sanev, president i shoqatës dhe artist-piktor i cili ka jetuar për shumë vite në Francë.

I vendosur nën shenjën e shumëllojshmërisë së zhanreve dhe mediave, me temën qendrore "vendet spektrale", në ekspozitë janë paraqitur rreth gjashtëdhjetë vepra nga artistë të ndryshëm prej Maqedonie dhe nga disa vende evropiane në hapësirën historike të galerisë kombëtare “Çifte Hamam”. Ekspozita u hap nga Z. Valmir Aziri, sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, me të cilën ambasadori diskutoi për projektet e bashkëpunimit që mund të shpienin në një prani më të madhe të artistëve nga Maqedonia në “Site dez Ar” (shq. Qyteti i Arteve) në Paris, si dhe të ftoheshin më shumë artistë francezë në qytetin e Tetovës. Shpërblimi “Gran-Pri” i kësaj ngjarjeje, që përfshin udhëtim dhe qëndrim në punëtorinë “Site dez Ar” në Paris dhe i cili ndahet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, iu nda zonjës Shqipe Mehmeti.

publie le 20/02/2018

hautdepage