Autobusi evropian, ku gjendej edhe ambasadori i Francës, udhëtoi për në qytetin e Shën Nikollës (Sveti Nikollë) [fr] [mk]

Në kuadër të fushatës "BE-ja për ty", të martën më 21 maj, autobusi evropian, që barte me vete ambasadorin francez, disa nxënës nga rajoni i Shkupit dhe përfaqësues të mediave, udhëtuan për në qytetin e Shën Nikollës (Sveti Nikollë).

Me këtë rast, ambasadori u takua me kryetarin e komunës, z. Sasho Velkovski, si dhe me nxënësit e shkollës së mesme "Koço Racin", për të debatuar me ta për vlerat rreth sfidave aktuale të BE-së, veçanërisht në lidhje me zgjerimin. Krejt në fund, ai bëri hapjen e aktiviteteve të përgatitura për shkollarët dhe nxënësit e shkollës së mesme, që synojnë dhe shestojnë të lehtësojnë njohjen dhe zbulimin e Bashkimit Evropian.

publie le 23/05/2019

hautdepage