Bashkëpunim i frytshëm me forcat e policisë së Maqedonisë, në favor të të gjithë qytetarëve europianë dhe në mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës [fr] [mk]

Ambasadori mori pjesë në stërvitjen demonstruese për ndërhyrje gjatë vrasjeje masive, përgatitur nga njësia për ndërhyrje të shpejtë dhe njësia e posaçme mbështetëse e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë si dhe i dorëzi njësisë për intervenim dhe shpëtim në terrene malore dhe të paarritshme një donacion të pajisjeve franceze të brezit më të ri të kompanisë PETZL.

Më 12 shtator, ambasadori priti praktikantët (ndjekësit e trajnimit) nga Maqedonia, të cilët ishin pjesë e trajnimit të organizuar për forcat e policisë për ndërhyrje të shpejtë në situata të vrasjeve masive terroriste. Ky trajnim, i realizuar nga dy ekspertë francezë nga radhët e njësive speciale të policisë franceze, u organizua në bazë të përvojave të sulmeve në Paris në vitin 2015 (Bataklan). Të nesërmen, në prani të zëvendës-ministrit për Punë të Brendshme, z. Agim Nuhiu dhe drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, z. Sasho Tasevski, ambasadori mori pjesë në stërvitjen demonstruese për ndërhyrje gjatë vrasjeje masive, përgatitur nga njësia për ndërhyrje të shpejtë dhe njësia e posaçme mbështetëse e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë. Pas përfundimit të këtij aktiviteti demonstrues mbresëlënës, ambasadori i dorëzi njësisë për intervenim dhe shpëtim në terrene malore dhe të paarritshme një donacion të pajisjeve franceze të brezit më të ri të kompanisë PETZL. Ky donacion i Ministrisë franceze për Punë të Brendshme do t`i mundësojë këtij njësiti të specializuar të aftësohet dhe të specializohet me automatizimin e nevojshëm gjatë ndërhyrjes në mjedise urbane ose natyrore në kushte më të mira teknike dhe në siguri të plotë, por edhe që t`a vazhdojë në mënyrën më të mirë të mundshme bashkëpunimin aktual me kolegët e tyre francezë. Ambasadori theksoi cilësinë e marrëdhënieve të krijuara me njësitë e policisë së Maqedonisë, në favor të të gjithë qytetarëve europianë dhe në mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

publie le 21/09/2018

hautdepage