Bashkëpunim i frytshëm mes nxënësve të shkollave të mesme të Tulonit dhe të Shkupit [fr] [mk]

Ambasadori ftoi në Rezidencën e Francës, nxënësit e shkollës së mesme-gjimnazit "An-Sofi Pik" nga Tuloni, të shoqëruar nga profesorët e tyre si dhe nga profesorët e shkollës së mesme të hotelerisë "Llazar Tanev" nga Shkupi, të cilët realizuan bashkëpunim dypalësh.

Me këtë rast, ai e përshëndeti këtë shkëmbim midis këtyre dy institucioneve, i filluar në vitin 2011 në kuadër të projekteve të Erasmusit. Nxënësit francezë, që realizuan një stazh praktik për tre javë me radhë, në disa restorante në Shkup, ndanë përvojat e tyre me ambasadorin, i cili me këtë rast falënderoi znj. Lidija Dimova, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane, për mbështetjen e saj të ofruar ndaj këtij projekti.

JPEG

publie le 23/05/2019

hautdepage