Bashkëpunim policor kundër huliganizmit [fr] [mk]

Komandanti i policisë Zhan-Pol Dispans, ofroi një trajnim në fushën e luftës kundër huliganizmit.

Ky trajnim ishte i destinuar për 25 anëtarë të njësive të forcave të intervenimit të shpejtë dhe efektivëve të forcave policore të qytetit të Shkupit

Të premten, më 9 nëntor, në fund të trajnimit, u mbajt ceremonia e ndarjes së diplomave (certifikatave) në Ambasadën e Francës, në prani të zëvendës-kryeministrit dhe ministrit për punë të brendshme, z. Oliver Spasovski.

Në fjalën e tij, ambasadori vlerësoi dhe përshëndeti dinamizmin e bashkëpunimit teknik dhe policor mes Francës dhe Maqedonisë, rreth aktiviteteve konkrete të vitit 2018, si : policia teknike dhe shkencore (teknika kriminalistike), lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, përgjigjet teknike dhe operacionale në kuadër të vrasjeve në masë, dhe përfundimisht teknika e ngjitjes në litarë, që mbulojnë misionet e policisë dhe të sigurisë civile. Ai konfirmoi vazhdimin e këtyre programeve edhe për vitin 2019, duke nënvizuar mbështetjen tonë për reformat e nisura që nga viti 2016, rezultatet e të cilave do të jenë thelbësore për integrimin evropian të Maqedonisë. Shumë prej këtyre bashkëpunimeve janë shoqëruar edhe me donacione të pajisjeve.

publie le 27/11/2018

hautdepage