Bashkëpunimе të reja në fushën e drejtësisë [fr] [mk]

Një seminar dyditor ishte një mundësi për gjykatësit nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Franca, që të përmirësojnë praktikat e tyre, në lidhje me hetimet e përbashkëta ndërkombëtare.

Me rasin e këtij seminari, ambasadori priti në rezidencë ministren e Drejtësisë, znj. Renata Deskoska, kryetarin e Këshillit të Prokurorëve z. Kole Sterjev, ushtruesen e detyrës drejtoreshë e Akademisë së Trajnimit të gjykatësve dhe prokurorëve, znj. Vjollca Elmazi, këshilltarin shtetëror për çështje ndërkombëtare në Ministrinë e Drejtësisë, z. Milazim Mustafa, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë së Francës dhe gjykatësi rajonal i ndërlidhjes, z. Pierr Bele.

Këto ngjarje janë pjesë e prioriteteve franceze të bashkëpunimit, që pikasin drejtësinë dhe qeverisjen e mirë, por të cilat janë thelbësore për hapjen e negociatave të vendit me BE-në.

publie le 09/11/2018

hautdepage