Bashkëpunime të reja rreth Frankofonisë me komunën e Karposhit [fr] [mk]

Të martën, më 5 shkurt, ambasadori u takua me kryetarin e komunës së Karposhit, z. Stefan Bogoev.

Ata biseduan për përparimin dhe vështirësitë e zbatimit të reformave, por edhe për mundësitë për bashkëpunim në fushën e mjedisit, planifikimit urban dhe në atë të arsimit, duke përfshirë promovimin e gjuhës frënge në arsimin fillor, si dhe organizimin e trajnimeve dhe punëtorive për mësimdhënësit e frëngjishtes, në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup.

JPEG - 100.7 ko

Ata ranë dakord të vizitojnë sallën e sportit "Partizani", një palestër kjo emblematike e qytetit, e cila u ndërtua me mbështetjen e Francës pas tërmetit të vitit 1963 dhe e cila është subjekt i një projekti ambicioz të restaurimit, së bashku me shkollën fillore "Bratstvo"(shq. Vëllazërimi) në Taftalixhe, një shkollë kjo shembëlltyrë, me një shumëllojshmëri të madhe, ku mësohet frëngjishtja.

publie le 07/02/2019

hautdepage