Bashkëpunimi me Kryqin e Kuq [fr] [mk]

Ambasadori priti në rezidencën e Francës përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

Me këtë rast, ai ripërtëriu mbështetjen e ambasadës për këtë organizatë në kuadrin e bashkëpunimit të nisur në vitin 2010.

Ky bashkëpunim i frytshëm ka mundësuar realizimin e një stërvitjeje vjetore të simulimit të fatkeqësive, trajnime gjysmë ditore të ndihmës së parë për bashkëatdhetarët francezë dhe mbështetjen logjistike të ofruar nga ambasada. Ambasadori vuri në dukje zhvillimet ekonomike dhe sociale në vend gjatë kësaj periudhe të tranzicionit, të cilat arsyetojnë solidaritetin aktiv dhe veprimet e Kryqit të Kuq, që mund edhe t`i krijojnë hapësirë bashkëpunimit me organizatën simotër, Kryqin e Kuq të Francës.

publie le 29/05/2018

hautdepage