Bashkëpunimi me rajonet: ambasadorët në takime me aktorë ekonomikë publikë dhe privatë [fr] [mk]

Të premten, më 31 gusht, më shumë se 110 ambasadorë udhëtuan në 11 rajone metropolitane, për t`u takuar me aktorët ekonomikë publikë dhe privatë. Ky rrugëtim është në përputhje me ridizajnimin e sistemit të mbështetjes së eksporteve, i udhëhequr në bashkëpunim të ngushtë me rajonet, të cilat tanimë janë përgjegjëse për strategjinë e internacionalizimit të kompanive në territorin e tyre.

Duke pasur parasysh lidhjet tashmë të vendosura midis rajonit dhe Maqedonisë, ambasadori së bashku me dhjetë kolegë të tjerë, udhëtoi për në Ruen të Normandisë, për të diskutuar me autoritetet lokale dhe aktorët publikë dhe privatë për zhvillimin e bashkëpunimeve të mundshme, duke përfshirë ato ekonomike dhe turistike, e tërë kjo në kuadër të programit të ri "Normandia për Paqen".

Me këtë rast ambasadorët u pritën nga prefekti i rajonit dhe nga kryetarët e rajonit dhe të metropolit, MM. Erve Moren dhe Paskal Sançez. Ata u informuan mbi potencialin e rëndësishëm të sektorëve të inovacionit dhe agrikulturës, si dhe me kërkesën për krah pune, të personave të kualifikuar në shumë sektorë.

publie le 10/09/2018

hautdepage