Bashkëpunimi në veprim në Kriva Pallankë [fr] [mk]

Ambasadori, i shoqëruar nga konsulli, vizitoi këtë të enjte, më 19 dhjetor, komunën e Kriva Pallankës, komunë kjo e cila ka një lidhje të veçantë me Francën.

Atje ai u takua me kryetarin e komunës, z. Borjanço Micevski, me të cilin diskutoi për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, sidomos nëpërmjet një projekti të rëndësishëm të turneut turistik francez në stinën e verës, por edhe përmes projekteve tjera të zhvillimit të komunës (gazifikimi, qendrat turistike dimërore, bujqësia organike), por njëkohësisht ai shprehu dëshirën për etablimin e bashkëpunimit të decentralizuar.

JPEG - 243.2 ko

Ambasadori më pas, u takua me profesorët e gjuhës frënge, tejet të mobilizuar në favor të promovimit të mësimdhënies së frëngjishtes në shkollën fillore të kësaj komune.

JPEG - 110.9 ko

Vizita u pasua me një takim me kryetarin e degës së VMRO-DPMNE-së, z. Anri Andonovski (parti kjo nga radhët e opozitës ), me ç`rast u potencua nevoja për zhvillim ekonomik dhe social të kësaj komune, e cila gjendet në kufi me Bullgarinë, e vendosur si duhet, në një vend të përshtatshëm në korridorin 8, me një infrastrukturë në rinovim e sipër.

publie le 21/12/2018

hautdepage