Bernar Klajndinst, fitues i çmimit të edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Rom të Shkupit [fr] [mk]

Çmimi për skenarin e regjisë më të mirë me rastin e edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Rom në Shkup, i`u nda post-mortum, regjisorit francez Bernar Klajndinst, i cili kaloi në amshim në muajin shkurt të këtij viti.

Me rastin e edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Rom në Shkup, më 11 prill, në Kinotekën e Maqedonisë, ambasadori pranoi çmimin për skenarin e regjisë më të mirë për filmin "Romët në bredhje (endje)", post-mortum, në emrin e regjisorit francez Bernar Klajndinst, i cili kaloi në amshim në muajin shkurt të këtij viti. I realizuar në vitin 2004-2005, ky film flet për jetën e romëve të vendosur në afërsi të Parisit. Është njëri nga njëmbëdhjetë dokumentarët e tij (1992-2016), kryesisht të përqëndruar në mësimdhënie, ndërkaq dy prej tyre të dedikuar veçanërisht për romët në Francë.

publie le 14/04/2018

hautdepage