Bilall Kasami riafirmoi vullnetin e partisë së tij politike për të marrë pjesë aktive në proceset integruese evropiane dhe atlantike [fr] [mk]

Më 28 shkurt, ambasadori u takua me z. Bilall Kasami, kryetar i zgjedhur në njërin prej kongreseve të anëtarëve të partisë BESA, më 24 shkurt 2018.

JPEG

Me këtë rast, Kasami riafirmoi vullnetin e partisë së tij politike për të marrë pjesë aktive në proceset integruese evropiane dhe atlantike. Ai dha vlerësimin e tij për zhvillimet e brendshme në partinë e tij, si dhe në vend. Ambasadori përshëndeti vullnetin e tij të shprehur për të dhënë kontributin e tij të pritshëm në funksionimin e mbarë të institucioneve demokratike. Ai njëkohësisht shprehu shpresën se deputetët e kësaj partie të mund të luajnë rolin e tyre në debatet legjislative, me qëllim konkretizimin dhe zbatimin e reformave të pritura në interesin e përgjithshëm të vendit dhe të komuniteteve.

publie le 02/03/2018

hautdepage