Biseda e ambasadorit, në emisionin " Licenca diplomatike" në TV Nova [fr] [mk]

Pas marrëveshjes historike mes Shkupit dhe Athinës, ju ftojmë të ndiqni ambasadorin dhe komentet e tij në emisionin " Licenca diplomatike" me Sllobodan Tomiçin, në TV Nova.

Në intervistën e tij dhënë për TV Nova, ambasadori analizon gjendjen e tanishme politike në Maqedoni dhe rajon, si dhe perspektivat e vendit pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, të cilën Franca e mirëpret dhe e përshëndet.

Ai theksoi se ka vetëm një këshillë për t’iu dhënë politikanëve, që ata të dijnë t`i tregojnë Evropës se Maqedonia është një demokraci funksionale dhe këmbënguli në interesin që Franca ka nga stabiliteti i secilit vend në Ballkan, pa preferencë ose anësi për njërën ose palën tjetër.

Ai gjithashtu rikujtoi rëndësinë e madhe të projektit europian të zotit Macron, i cili ka dhënë një angazhim të fortë për një Bashkim më funksional dhe mbrojtës, si dhe vuri në pah bindjen e shprehur nga presidenti i Republikës se ndërtimi i Evropës nuk do të ishte i plotë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjeni intervistën e tij të plotë, dhënë për emisionin "Licenca Diplomatike" me gazetarin Sllobodan Tomiq:

publie le 25/06/2018

hautdepage