Të martën, më 24 korrik, ambasadori u takua me kryeredaktorin e revistës mujore në gjuhën shqipe "SHENJA" (3000 kopje) z. Latif Mustafa dhe me drejtorin e informacionit të kanalit televiziv që mban të njëjtin emër, z. Ismail Sinani.
Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar për çështje konkrete në lidhje me gjendjen aktuale të mediave në Maqedoni, lirinë e shtypit dhe situatën politike, e posaçërisht për reformat e nevojshme dhe referendumin për emrin.