Bredhje drejt Frankofonisë: udhëtim artistik në mjedis natyror [fr] [mk]

Në kuadër të shënimit të muajit të Frankofonisë, ambasadori, së bashku me kryetaren e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi dhe me drejtoreshën e Aleancës Franceze në Tetovë, znj. Mari Modua, ishin në shkollën fillore në Poroj, në komunën e Tetovës, për të marrë pjesë në projektin arsimor "Bredhje drejt Frankofonisë: udhëtim artistik në mjedis natyror".

Me mbështetjen e Aleancës Franceze në Tetovë, komunës dhe Institutit Francez në Shkup, nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre të frëngjishtes, anglishtes dhe vizatimit, kishin mundësinë të realizonin këtë projekt kolektiv të ndërgjegjësimit të ekologjisë.

publie le 01/04/2019

hautdepage