« Historia ju tregon nga vini. Evropa ju tregon nga shkoni ». Për Ditën e Evropës, ambasadori, së bashku me kreun e Delegacionit të BE-së dhe presidenten e shoqatës «Estima», prezantuan një doracak të ri « Mësimdhënia në frëngjisht, Bashkimi Evropian dhe vlerat e tij ».
I dedikuar klasave dygjuhëshe franko-maqedonase në Maqedoninë e Veriut, ky doracak synon familjarizimin e nxënësve të shkollave të mesme me vlerat dhe funksionimin e Bashkimit Evropian, në gjuhën e deklaratës së Shumanit’’.