Ceremoni në Varrezat Ushtarake Franceze në Shkup me rastin e njëqind vjetorit të thyerjes së Frontit Lindor (Frontit të Maqedonisë) [fr] [mk]

Të mërkurën, më 30 maj, ambasada festoi njëqind vjetorin e thyerjes së Frontit Lindor dhe nderoi ushtarët francezë, të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në këto varreza pushojnë më shumë se 3.000 ushtarë, të cilë vdiqën për Francën. Hapësira muzeale, e cila shpjegon historinë e këtij fronti, Shtëpia përkujtimore, u hap në Shkup në prani të ambasadorit, zëvendësministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Bekim Maksuti, mandej z. Petre Shilegov, kryetari i Komunës së Shkupit, znj. Miriam Akari, kontrollore e Përgjithshme e Armatës, homologut të saj nga Maqedonia në Ministrinë e Kulturës, znj. Eleonora Petrova-Mitevska, si dhe përfaqësuesve të shoqatave të veteranëve (Suveniri francez, Misioni i njëqindvjetorit) dhe pasardhësve të Luftëtarëve, të cilët njiheshin me nofkën Leshatukë nga Fronti i Lindjes (Fronti i Maqedonisë). Ambasadat e Rusisë dhe Serbisë kanë qenë të përfshira në këtë ngjarje dhe kanë marrë pjesë në krijimin e këtij muzeu, ku ekspozohen portrete të gjeneralëve, relikte përkujtimore, fotografi, medalje, revista të vjetra, kartolina dhe prezantime ushtarake të detajuara. Vendosja dhe instalimi i gjësendeve u krye nga z. Zhan-Pierr Verne, sipas origjinës së Muzeut të Luftës së Madhe në Mo. Ambasada e Rusisë ofroi një përkrenare franceze, që ishte pjesë e pajisjeve, që i ishte dhuruara në vitin 1914 aleatit tonë rus. Pas fjalimeve të ambasadorit dhe kryetarit të Komunës së Shkupit, gjeneral Irastorza, znj. Akari, zëvendësministri Maksuti, si dhe pasardhësit e Luftëtarëve ( Leshatukëve) të Frontit të Lindjes (Frontit të Maqedonisë) mbollën dy pemë në shenjë përkujtimi.

Misioni i njëqindvjetorit 14-18 : www.centenaire.org
Muzeu i Luftës së Madhe në Mo.
Le Souvenir Français - Zyrtarisht

publie le 05/06/2018

hautdepage